DYLON

Është prezantuar plani rregullues i hollësishëm për zonën ekonomike në Budrikë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësuesit e kompanisë “Vision Project”, kanë prezantuar sot para qytetarëve planin rregullues të hollësishëm “Zona ekonomike me status parku industrial” në Budrikë. Zv. Kryetari i komunës Hasan Aliu, duke folur rreth rëndësisë që ka ky plan, ka njoftuar edhe me procedurat që ka kaluar dhe që do të kaloj deri në miratimin e tij në Kuvendin komunal.

Debatet me qytetar janë të rëndësisë së veçantë pasi që detajohen gjitha çështjet që kanë të bëjnë me planin , duke i inkorporuar edhe vërejtjet dhe propozimet e qytetarëve dhe mekanizmave tjerë që do të involvohen aty.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e kompanisë “Vision Project”, kanë theksuar se plani në tërësi është hartuar duke u bazuar në gjitha ligjet në fuqi, ndërkohë që kanë dhënë shpjegime të hollësishme duke u nisur nga gjendja ekzistuese, përparësitë dhe mundësit e zhvillimit, dobësitë, si dhe kërcënimet nga vërshimet e mundshme.

Po ashtu janë prezantuar edhe sipërfaqet e dedikuara për industrinë, pavarësisht nga vendndodhja e tyre ku janë dhënë edhe karakteristikat e përbashkëta. Gjithashtu janë prezantuar edhe çështjet mjedisore dhe objektivat, cilësinë e ajrit, ndikimet negative, strategjitë tjera siç është menaxhimi i mbeturinave të ngurta etj.

Të pranishmit në këtë debat, kanë parashtruar edhe pyetje lidhur me atë që u intereson, siç është problemi i vërshimeve në atë pjesë, çështja e definimit të disa parcelave private aty afër etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.