DYLON

Është përuruar rruga për fshatin Vernakollë, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në komunën e Vitisë

Është përuruar rruga për fshatin Vernakollë, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Me një solemnitet të veçantë, sot është përuruar rruga që lidh fshatin Vernakollë me rrjetin kryesor rrugor të komunës së Vitisë, një investim ky që lehtëson dukshëm lëvizjen e banorëve dhe përmirëson infrastrukturën lokale.

Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të cilët bashkë me banorët e zonës mirëpritën përfundimin e këtij projekti me rëndësi të madhe për komunitetin.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, në fjalën e tij, theksoi se komuna e Vitisë po vazhdon me përkushtim të realizojë projekte infrastrukturore në të gjitha fshatrat, me qëllim të zhvillimit të balancuar dhe rritjes së cilësisë së jetës për qytetarët. Ai kujtoi gjithashtu se vetëm një vit më parë është përuruar edhe rruga alternative në Stubëll, e cila lidh mes veti fshatrat Stubëll të Epërme, Stubëll të Poshtme dhe Goden – një projekt tjetër i rëndësishëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe bashkimin e komuniteteve lokale.

Përurimi i rrugës për Vernakollë u shoqërua me urime nga banorët, të cilët e vlerësuan këtë investim si dëshmi të përkushtimit të komunës për zhvillimin e zonave rurale dhe për lehtësimin e jetës së përditshme të tyre.

Ky projekt, i realizuar me financim nga buxheti komunal, përbën një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.