DYLON

Është përsëri xhudo, Kosova me tri medalje në Maqedoni

Është përsëri xhudo, Kosova me tri medalje në Maqedoni
Avatar photo Elife Sherifi

Është mbajtur Kampionati Ballkanik U15 ne xhudo në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në këtë garë Kosova është përfaqësuar me gjashtë garues, tre nga të cilët u stolisën me medalje.

Laurina Gashi (-40kg) u stolis me medalje të artë, ajo fitoi gjithsejtë 4 ndeshje. Erdi Berisha (-55kg) u stolis me medalje të argjendtë, ai fitoi 3 ndeshje dhe humbi 1, atë të finales.

Sara Osmani (-44kg) u stolis me medalje të bronztë, ajo fitoi ndeshjen e parë pastaj humbi të dytën, në repasazh fitoi 3 ndeshje radhazi.

EkoHigjiena

Samuel Sahara (-38kg) fitoi në ndeshjen e parë dhe pastaj humbi në të dytën. Florian Gërguri (-42kg) fitoi në ndeshjen e parë pastaj humbi në të dytën dhe humbi në repasazh.

Bleona Avdylaj (-40kg) humbi në ndeshjen e parë pastaj humbi edhe në repasazh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.