DYLON

Është pensionuar Prof. Farush Zeka – Një jetë në shërbim të dijes

Është pensionuar Prof. Farush Zeka – Një jetë në shërbim të dijes
Avatar photo Redaksia

Pas një pune të frytshme në arsim, këtë të hënë është pensionuar Farush Zeka, profesor i filozofisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Në njoftimin zyrtar të këtij Gjimnazi thuhet:

EkoHigjiena

Prof. Farush Zeka gjatë tërë kohës sa punoi në arsim ishte një pedagog i përkushtuar, pos kësaj ai ishte edhe biznesmen i njohur, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme si në fushën e arsimit, ashtu edhe në jetën shoqërore dhe ekonomike.

Karrierën e tij në arsim e filloi në vitin 1998, duke punuar fillimisht në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Asllan Elezi” në Gjilan. Më pas vazhdoi angazhimin e tij në Shkollën e Mesme të Bujqësisë “Arbëria”, ndërsa vitet e fundit të karrierës i kaloi në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ku edhe u pensionua, duke përmbyllur me dinjitet një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm në arsim.

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij si profesor i filozofisë dhe sociologjisë, ai u dallua për profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj, duke nxitur tek nxënësit mendimin kritik, kulturën e dialogut dhe vlerat njerëzore.

Krahas angazhimit në arsim, Prof. Farush Zeka është edhe një biznesmen i njohur. Veprimtarinë e tij afariste e filloi në vitet nëntëdhjetë, në një periudhë sfiduese për vendin dhe në kohëra tejet të vështira. Me përgjegjësi dhe përkushtim, ai kontribuoi vazhdimisht në të mirën e Kosovës, duke paguar rregullisht kontributin prej 3%, si dhe duke ofruar mbështetje në forma të ndryshme për nevojat e kohës dhe për çështjen kombëtare.

Puna, ndershmëria dhe përkushtimi i Prof. Farush Zekës në arsim, biznes dhe shoqëri përbëjnë një shembull të mirë dhe të përgjegjësisë ndaj vendit. Kontributi i tij mbetet i çmuar dhe frymëzues për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Profesorit Farush i dëshirojmë shëndet edhe jetë të gjatë pranë më të dashurve të tij, thuhet në njoftimin e faqes zyrtre të Gjimnazit të Shkencave Natyrore ” Xhavit Ahmeti ” Gjilan.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.