DYLON

Është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica

Është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica
Avatar photo Redaksia

Pas më shumë se 20 vitesh shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar mjekja gjilanase, specialiste e Mjekësisë Familjare, Dr. Shejnaze Mushica.

Në vitin 2005, Dr. Shejnaze Mushica filloi për herë të parë punën si mjeke në shërbimin e ish-Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), ku për vite me radhë ka ofruar shërbime shëndetësore me përkushtim të lartë profesional.

EkoHigjiena

Dr. Shejnaze Mushica shquhet për natyrën e saj të qetë, humane dhe profesionale, duke pasur një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve ndër vite.

Ajo u pensionua më 16.12.2025, pranë QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, në një ceremoni të organizuar nga kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e çmuar të dhënë ndër vite.

Në emër të menaxhmentit të QKMF-së, puna e saj u vlerësua lart, duke u shprehur mirënjohje e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi, si dhe duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe mirëqenie në vazhdim të jetës, thuhet në njofitmi në QKMF-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.