DYLON

Është pensionuar Dr.Enver Sulejmani

Është pensionuar Dr.Enver Sulejmani
Avatar photo Redaksia

Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Infektives Dr.Enver Sulejmani me mbi 25 vite eksperiencë në shëndetësi – Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Dr.Enver Sulejmani, ishte i dashur, i respektuar për të gjithë pacient dhe stafin, ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti.

EkoHigjiena

Dr.Enver Sulejmani ka shërbyer në Repartin e Infektivës, ku kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë shërbim e veçanërisht në pandemi COVID19, andaj për këtë ditë të veçantë të tij janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tij.

Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në Shëndetësi Dr.Enver Sulejmanit duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tij., thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.