DYLON

Është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu specialiste e mikrobiologjisë

Është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu specialiste e mikrobiologjisë
Avatar photo Redaksia

Pas një pune të suksesshme me dekada në Spitalin rajonal të Gjilanit është pensionuar Dr. Ajhane Gashi Sefiu specialiste e mikrobiologjisë dhe e parazitologjisë.

E lindur në Gjilan në vitin 1961, ajo ndërtoi një rrugëtim të pasur arsimor e profesional, duke nisur nga bankat e shkollave fillore e të mesme të qytetit të saj, për të diplomuar më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1988.

EkoHigjiena

Rrugëtimi i saj mori një drejtim edhe më të specializuar përmes studimeve në Nish dhe Beograd, ku u titullua Specialiste e Mikrobiologjisë me Parazitologji.

Për 31 vite me radhë, Dr. Sefiu u bë një shtyllë e palëkundur e shëndetit publik në rajonin e Gjilanit, duke shërbyer me devotshmëri nga qershori i vitit 1999 si mikrobiologe dhe udhëheqëse e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik.

Kontributi i saj i pashlyeshëm në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ka lënë gjurmë të thella në institucion dhe në zemrat e kolegëve, të cilët sot e përcjellin me respektin dhe mirënjohjen më të lartë.

Kjo festë e dyfishtë, ku gëzimi i ditëlindjes gërshetohet me nderimin për një karrierë brilante, shënon fillimin e një kapitulli të ri e të merituar të qetësisë dhe lumturisë në jetën e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.