DYLON

Është ndarë nga jeta profesori Fehmi Kastrati

Është ndarë nga jeta profesori Fehmi Kastrati
Avatar photo Redaksia

Është ndarë nga jeta profesori Fehmi Kastrati. Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët.

Vdekja e profesorit Fehmi Kastrati nga komuna e Kamenicës, konsiderohet humbje e madhe për bashkëvendësit e tij në Karaqevë, Kamenicë e shumë më gjerë. Vlerësohet lartë personaliteti e kontributi i tij në jetën publike e politike.

EkoHigjiena

Vdekja e profesorit të kimisë Fehmi Kastrati po përcillet me reagime, opinione solidariteti, ngushëllime të pafund për familjen Kastrati, e vlerësime maksimale për punën dhe kontributin e prof. Fehmiut ndër vite e dekada, në të mirë të komunitetit.

Figura e veçantë prej intelektuali e dijetari, personaliteti të shquar nga jeta publike, por edhe nga skena politike, e profesorit Fehmi Kastrati, njeriut të urtë e të dashur për të gjithë, ka shtyrë masën e gjerë të shfaqë pikëllimin e thellë, si në vendlindjen e profesorit të ndjerë – Karaqevë, ashtu edhe në mbarë komunën e Kamenicës e shumë më gjerë.

Profesori Fehmi Kastrati cilësohet personalitet me tipare të rralla prej njeriu modest e human, aktivist i devotshëm e punëtor i dalluar arsimor me dekada të tëra, vdekja e të cilit ka shokuar miqtë e farefisin, ndaj edhe kanë ‘vërshuar’ komente e postime të pafund në rrjete sociale nga familjarë para së gjithash, sikurse edhe nga kolegë, miq, bashkëpunëtorë e bashkëveprimtarë.

Siç mësohet nga njoftimi i shpërndarë nga familja e profesorit të ndjerë, Fehmi Kastrati, varrimi do të bëhet të shtunën më 16 korrik, në vendlindjen e tij në Karaqevë të komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.