Është miratuar vendimi i Qeverisë së Kosovës, për masat e reja që do hyn në fuqi nga nesër rreth parandalimin të pandemisë koronavirus.
Ndër tjerash, sipas këtij vendimi, Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveq për nevoja mjeksore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)…