Është mbyllur nga UEFA shitja e biletave online. Kërkesat nga shqiptarët për të qënë prezent në stadiumet franceze në France 2016, ka qënë jashtëzakonisht e lartë.
Këkesat e shqiptarëve për tre ndeshjet e Shqipërisë në grupin a kanë qënë 54.700 bileta, ndërkohë në dispozicion të ndeshjeve kuqezi janë vënë 26.806 bileta, transmeton Oranews.
Kërkesat më të mëdha të shqiptarëve ka qënë për ndeshjen me Zvicrën.
Në fakt interesi për këtë ndeshje vjen prej faktit që në të dy skuadrat luajnë shumë shqiptarë.
Për këtë takim janë vënë në dispozicion 5 814 ndërkohë që kërkesa për ta parë live ndeshjen e madhe kanë qënë katër-fish më shumë.
Por kërkesa të shumta ka pasur edhe për ndeshjen me Francës e cila do të luhet në Marsejë në stadiumin Velodrome.
Këtu kemi më shumë bileta për shqiptarë sepse kapaciteti i stadiumit është 67.000 vende dhe bileta në dispozicion janë 11.108.
Ndërkohë interes të madh ka edhe për ndeshjen e tretë në grup me Rumaninë që do të zhvillohet në Lenc.
Stadiumi është me një kapacitet 59000 vende. Dhe kërkesat edhe këtu janë të larta.
Por UEFA i ka mbyllur pikërisht sot afatet e blerjes online, Tashmë ata që nuk kanë siguruar një letër magjike për europianin e verës do ta kenë shumë të vështire të jenë prezent në stadiumet franceze.