DYLON

BE është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare

BE është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit Evropian

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë z. Christian Danielsson dhe e falënderojë për atë që e ka bërë dhe që po bënë për Kosovën në rrafshin ekonomik dhe politik. Sipas ministrit Hamza, Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare.

Ministri Bedri Hamza e njoftoi z.Christian Danielsson për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e financave dhe të ekonomisë, ku Ministria e Financave do ta luaj rolin e vet në relacion me përmbushjen e këtyre objektivave të programit të Qeverisë. Sipas tij, “Stabiliteti Makrofiskal i vendit është top prioriteti ynë si Qeveri. Këtë e kemi diskutuar dhe vendosur që nga mbledhja e parë e Qeverisë”.

EkoHigjiena

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet kapitale të rëndësishme të vendit, si dhe për Planin për Reforma në Ekonomi, ku u bë e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për implementimin e Planit të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.