DYLON

Është mbajtur testi kualifikues i kandidatëve për prokurorë të shtetit

Është mbajtur testi kualifikues i kandidatëve për prokurorë të shtetit
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e Testit Kualifikues, si hap i ardhshëm i procesit të rekrutimit të njëzetedy (22) prokurorëve në prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës, test ky, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.

EkoHigjiena

Në këtë test morën pjesë 333 kandidatë (gjashtë (6) nga komunitet joshumicë), të cilët kanë pasur mundësi që të aplikojnë përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, përmes dorëzimit të kopjeve fizike, me email dhe postë të rregullt.   

Me këtë rast, Kryesuesi i KPK-së, njëherësh dhe Kryesues i Komisionit, Jetish Maloku, i shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikues.     

Në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it, OSBE-së dhe EUKOJUST-it.

Pas mbajtjes së Testit Kualifikues për rekrutimin e prokurorëve të rinj, do të organizohen edhe fazat e tjera të testimit të përgjithshëm sipas standardeve më të avancuara, të cilat përbëhen nga Testi me Shkrim dhe intervistimi i kandidatëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.