Në Komunën e Kamenicës, Forumi për Transparencë Komunale kryesuar nga asambleistja Donjeta Ismajli ka mbajtur sot punëtorinë e radhës në kuadër të hartimit të planit të veprimit për vazhdimin e veprimtarisë drejt konkretizimit të anëtarësimit në OGP.
Kjo punëtori është mbajtur në bashkëpunim me NDI, organizatë kjo e cila ka qenë ndihmuese e procesit që nga fillimi, nga krijimi i Forumit për Transparencë Komunale e deri tek aplikimi në OGP.
Kujtojmë se aplikimi në organizatë tashmë është bërë, si dhe pritet kur do të shpallen komunat dhe shtetet fituese për të qenë pjesë e këtij rrjeti, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/