/2L ONLINE/ – Mbrëmja e dytë, u hap me këngë dhe valle të Shoqërisë Kulturore e Artistike “Jonuz Ramadani” nga Smira, në cilësinë e nikoqirit e cila u paraqitë jashtë konkurrencës. Ndërsa publiku vitias, ka mirëpritur pikat muzikore por edhe vallet e Ansamblit “Syziu Dance Folk” nga Lushnja, Ansamblin e Këngëve dhe valleve “Jehona” nga Struga, si dhe Shoqërinë Kulturore Artistike “Maja e Karafilit” nga Gucia e Malit të Zi, e cila për herë të parë u paraqit para publikut vitias.
U mbajt po ashtu edhe tryeza e festivalit, ku u debatua rreth prezantimit të grupeve pjesëmarrëse. Nesër në natën e tretë dhe finale, do të ketë paraqitje të reja të ansambleve pjesëmarrëse, ndërkohë që mysafirë special do të jetë Ansambli shtetëror i Këngëve dhe valleve “Shota”. /2L ONLINE/