DYLON

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
Redaksia

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, me pjesëmarrjen e anëtarëve të këtij këshilli dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

EkoHigjiena

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Informata mbi gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës, me theks të veçantë në sigurinë në fshatrat rurale;

3. Parandalimi i zjarreve në objektet administrative dhe shkollore, si dhe funksionimi i pajisjeve kundër zjarrit;

4. Të ndryshme.

Rendi i ditës dhe procesverbali i mbledhjes së kaluar u miratuan unanimisht nga të gjithë anëtarët e pranishëm.

Në kuadër të pikës së dytë, komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë paraqiti informata lidhur me gjendjen e sigurisë në komunë, duke informuar të pranishmit për situatën aktuale dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Sa i përket pikës së tretë, u bë e ditur se të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Kamenicës janë të pajisura me aparate kundër zjarrit. Gjithashtu, u theksua se nxënësit dhe personeli arsimor janë trajnuar nga zjarrfikësit për përdorimin e këtyre pajisjeve dhe për mënyrën e reagimit në raste emergjente.

Në kuadër të pikës “Të ndryshme”, u diskutua për rastet e dhunës në familje në Komunën e Kamenicës. Me këtë rast, u kërkua që në mbledhjen e ardhshme të paraqitet një raport i detajuar mbi rastet e evidentuara të dhunës në familje.

Mbledhja përfundoi me theksimin e rëndësisë së bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.