DYLON

Është mbajtur debati “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Është mbajtur debati  “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur sot një takim në kuadër të kampanjës kundër dhunës ndaj grave me temë “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Kjo është një fushatë Globale që organizohet çdo vit dhe fillon në 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave dhe përfundon në 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, u tha nga organizatorët, respektivisht Programi për Zhvillim i OKB-së UNDP.

Në fjalën e tij, zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se dhuna në familje është një fenomen qe dukshëm vazhdon te përjetohet ne trevat tona, me intensitet qe ende është mjaft i ndërlikuar por fillimisht ngërthen në vetvete disa anë të mprehta të zhvillimit historiko-social .

EkoHigjiena

“Institucionet komunale të Vitisë, kanë qenë mjaft të angazhuara dhe të përkushtuara në parandalimin e këtij fenomeni, ku për këtë kemi aprovuar Strategjinë Komunale kundër dhunës në familje, si dhe planin e veprimit, i cili plan ka një sërë aktivitetesh. Po ashtu, kemi themeluar Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje në përbërje të të gjitha institucioneve, që trajtojnë këtë çështje, i cili mekanizëm ka për synim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, ka thënë zv. kryetari Aliu.

Ndërkohë ka siguruar se institucionet komunale gjithherë do të jenë të përkushtuara në parandalimin e kësaj dukurie mjaft të rrezikshme për shoqërinë tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.