DYLON

Është koha që LDK të rikthehet në udhëheqje, dhe Arbër Ismajli të jetë zëri dhe veprimi që sjell ndryshimin

Është koha që LDK të rikthehet në udhëheqje, dhe Arbër Ismajli të jetë zëri dhe veprimi që sjell ndryshimin
Avatar photo Redaksia

Shpresa Kurteshi Emini, kandidate për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)/

Fatkeqesisht, katër vitet e fundit na kanë mësuar se çfarë ndodh kur pushteti haron qytetarin. Por, e them me plotë bindje, se Gjilanin, nuk do ta lejojne gjilanasit që të mbetet i harruar.

Është koha për rikthim të vizionit dhe për të rindërtuar besimin. Arbër Ismajli është ai që mund ta bëjë këtë.

Ai ka përvojë, vizion dhe përkushtim për të vazhduar aty ku mbeti, për të realizuar projektet e papërfunduara dhe për të krijuar të reja që do të përmirësojnë jetën e çdo gjilaniasi.

Ky rikthim më shumë se një çështje politike, është një detyrë morale për qytetarët.

Është koha që LDK të rikthehet në udhëheqje, dhe Arbër Ismajli të jetë zëri dhe veprimi që sjell ndryshimin.

Vetëm së bashku, duke angazhuar secilin qytetar, mund të rikthejmë zhvillimin, dinjitetin dhe shpresën në qytetin tonë.

Vota për Arbër Ismajlin nuk është vetëm një votë për një individ, por votë për idealin e një Gjilani të zhvilluar, të bashkuar dhe të përparuar.

Pra, për ndryshimet nuk duhet te presim, por duhet të angazhohemi fort që t’i bëjmë.

Bashkë me Arbrin, për një qytet siç e meritojnë qytetarët tanë!