Shkruan: Sami ARIFI
Shkaku i Rusisē pērmes Serbisē më 1878 dhe më 1912-1913 u coptuan trojet tona dhe tani prapë po ndëshkohen shqiptarët…
Atëherë edhe tani Evropa i coptoj trojet tona pēr shkak tē Rusisē, nē vitin 1878 dhe në vitet 1912-1913, Berlin e më vonë nē “Konferencēn e Ambasadorēve nē Londēr”, Serbia u ndihmua nēpērmjet Rusisē sepse Rusia ishte bashkē me shtetet evropiane, ndërsa tani Evropa, madje edhe SHBA-tē, po miklimojnë (ledhatojnē) Serbinē, në dëm të shqiptarëve, pēr ta ndarē nga Rusia…
Edhe atēherē në Berlin në Lonër dhe tani nē Bruksel nē dēm tē shqiptarēve qē jetuan dhe jetojnē nē trojet e tyre autoktone shqiptarët po ndëshkohen, veçse dallimi qēndron, se, atēherē nē Berlin (1878) e Londēr (1912-1913) shqiptarēve nuk iu lejua pjesēmarrēja e drejtpērdrejt në Kongresin e Berlinit dhe në KAL (Konferencën e Ambasadorëve në Londër) ndērsa tani pērfaqēsuesitē tonē pēr Kosovēn marrin pjesē dhe pērfaqsojnē vehten në Bruksel nē bisedime në dialogun Kosovë-Sebi…
Tani qëndron problemi i jo unitetit nē mes shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për çështJe kruciale…
Madje në Kosovë një pjesë e opozitës kosovare me kërkesa ma të paarsyeshme, në dëm të Kosovës, për Serbinë, se vetë shteti serb duke përfshirë këtu një pjesë të medieve dhe të vetëquajturëve analista…
Sot ca politikaj të Republikën e Kosovës për ta rrëzuar qeverinë Kurti, për ta fshehur vehten e tyre nga krimi e korrupsioni, çojnë ujë në mullirin e Serbisë, madje janë të hidhruar nëse shtrihet sovraniteti edhe në pjesën Veriore i RK-së, sepse ata kanë aty fitimet e paligjshme përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar me Vuçiqin…
Kosova shtet demokratik zhvillohet vetëm atëherë kur shtrinë funksionimin ligjor dhe kushtetues në tërë Republikën e Kosovës, pra, në tërë vendin, shqiptarët si komb fuqizohen vetëm atëherë kur në mes vehte kanë unitet të çeliktë për çështjen kombëtare… /2LONLINE/