DYLON

Është dashur të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Avatar photo Redaksia

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, ka thënë se Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i cili drejtohet nga kryeministri Thaçi është dashur të mblidhet pas arrestimeve të personave të dyshuar për përfshirje në terrorizëm.

Qehaja ka thënë se ka qenë e nevojshme mbajtja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pas arrestimit të dyshuarve për përfshirje në terrorizëm, ku nga ky takim sipas tij, do të merrej një mendim gjithëpërfshirës i akterëve të institucioneve. “Këshilli i Sigurisë është dashur të mblidhet, në këtë rast ta trajtojë këtë çështje dhe t’i japë konkluzionet. Arsyeja pse është i nevojshëm ky Këshill të mblidhet në këso raste është se i merr në mënyrë gjithëpërfshirëse mendimet e të gjithë akterëve në institucionet e Kosovës. Në këtë rast marrja e mendimeve të të gjitha institucioneve është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Qehaja për “Radion Evropa e Lirë”.

EkoHigjiena

Operacionet e fundit të organeve të rendit kanë sjellë si rezultat mbi 40 persona të arrestuar nën dyshimet se ishin përfshirë në lufta fetare në Siri e Irak, duke u vënë në krah të organizatave të shpallura terroriste si ISIS e Al Nusra.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.