DYLON

Është certifikuar gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten

Është certifikuar gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten
Avatar photo Redaksia

Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka realizuar për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten.

Kursi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerë, duke i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.

EkoHigjiena

Në ceremoninë përmbyllëse të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes z. Ejup Maqedonci, Shefi i Stafit të SHPFSK, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, Komandanti i KDS, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë të FSK-së.

Ministri Maqedonci uroi pjemarrësit dhe verësoi lartë realizimin e kursit që në FSK mbahet për herë të parë.

Ndërsa mesazhin e Komandantit të FSK-së, drejtuar të diplomuarve dhe stafit të Akademisë e lexoi Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj: “Ky kurs i dizajnuar nga personeli i FSK-së duke u bazuar në modelet e partnerëve dhe aleatëve tanë si dhe duke ju përshtatur nevojave të FSK-së. Nga sot ne si FSK jemi në gjendje që me kapacitetet tona të mbulojmë të gjitha kurset e karrierës duke filluar nga kursi bazik deri në kursin e kapitenëve.

E kuptoj që keni pasur sfida të ndryshme gjatë realizimit të kursit, mirëpo të gjitha sfidat janë të tejkalueshme kur e kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të ecur përpara, dhe së fundmi ju siguroj të gjithëve, që ashtu siç e keni pasur deri tani edhe në të ardhmen do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time si KOMFSK për të zhvilluar, trajnuar dhe edukuar personelin e FSK-së”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.