• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit!

Redaksia 2LONLINE 22 Maj, 2023 4 min
 Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit!

Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit!

Nga: Ardian Azemi

Kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni

Ministër i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Nuk po ju drejtohem si zyrtar i një subjekti opozitar por si një taksapagues i Gjilanit i cili po pëson çdo ditë si pasojë e papëgjegjësisë totale që ju keni në raport me Gjilanin.

Është bërë vërtetë sfiduese me dalë e me hy në qytetin e Gjilanit për shkak se i keni shkatërruar rrugët e nuk po punoni siç duhet.

Kudo në hyrje-dalje të Gjilanit është vështirësuar qarkullimi në masë të madhe, kjo jo kohën e fundit por me vite. Nga Gjilani në drejtim të Ferizajit, përkatësisht tek rruga e Cërrnicës në kodrën e Parteshit, rruga është e shkatërruar me vite të tëra, jo muaj. Nuk keni ndërmarrë asnjë hap konkret me rregullu atë rrugë, përveç një cerkuzi që keni bërë me vija mbi gropa.

Rruga nga Gjilani në drejtim të Bujanocit, përkatësisht nga fabrika e baterive deri tek Bunari i Përlepnicës, keni thënë se do të përfundojë kah gjysma e vitit 2022, dmth që vitit të kaloi, ndërsa sipas dinamikës së punimeve që janë duke ndodhur, vështirë se do të përfundojnë këtë vit, madje kam frikë se do ta zë edhe viti i ardhshëm. Totalisht të papërgjegjshëm!

Keni nis punimet edhe në drejtim të Prishtinës, ndërsa punimet aty kanë ngecur prej kohësh pa e ditë pse.

I keni marrë mbi 32 mijë vota në Gjilan. Njerëzit kanë besuar se ju do t’i lehtësoni jetën dhe punën, ndërsa ju ia vështirësuat atë si kurrë më parë.

Erdhi koha e pushimeve të bashkëatdhetarëve tanë, si do t’i presim ata me këto rrugë?

Pra, nëse mund të më përgjigjeni mua dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit, kur do ta shohim fundin e punimeve në këto rrugë?! /2LONLINE/

Etiketa:Alban Hyseni Ardian Azemi Gjilani Liburn Aliu politika rekomandojmë rruget
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com