DYLON

Është bërë subvencionimi me pesë krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit

Është bërë subvencionimi me pesë krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, bazuar në thirrjen publike nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, është bërë subvencionimi me 5 krerë gjedheve për fermerët e Komunës së Gjilanit”, ka bërë me dije, Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Gjilanit.

“Ne si drejtori, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, jemi të përkushtuar që fermerëve tanë t’iu krijojmë kushte sa më të favorshme për mbarëvajtjen dhe kultivimin e gjedheve të racës Simental, një racë e cila ka potencial të lartë të qumështit dhe mishit”, ka thënë drejtori Isufi.

EkoHigjiena

Ai ka falënderuar menaxhmentin e shkollës për bashkëpunimin konstruktiv dhe për kultivimin e kësaj race, si dhe ka uruar të gjithë fermerët përfitues, duke mbetur me shpresë që këto gjedhe të ruhen e kultivohen në mënyrë që kjo racë të mbarështohet dhe të përdoret për ngritjen e mirëqenies së familjeve tona.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.