DYLON

Është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të KVRL-së

Është bërë pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të KVRL-së
Avatar photo Redaksia

Sot në Kuvendin Komunal të Gjilanit, tashmë ish-kryetarja e KVRL-së, Diellza Selishta, i ka dorëzuar detyrën e Kryetarit të KVRL-së, Mehmet Zylfiut.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë rininë e qytetit të Gjilanit dhe organizatat jo-qeveritare.

Ish-Kryetarja Selishta ka uruar për detyrën e re Kryetarin Zylfiu dhe ka falenderuar gjithë kryesinë, anëtarët dhe vullnetarët për bashkëpunimin dhe punën e përbashkët në të mirë të rinisë, ndërsa Zylfiu falënderoi Kryetaren znj.Selishta për punën që ka bërë në këtë mandat të KVRL-së dhe fton të gjitha organizatat rinore të bashkohen për fuqizimin e rinisë së qytetit!

EkoHigjiena

Ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit të KVRL-së e përshëndetën edhe Drejtoresha e DKRS-së . Shpresa Hajdari dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj.Shpresa Kurteshi-Emini të cilat shprehen gatishmërinë e institucioneve për bashkëpunim dhe fuqizimin e rinisë, u dakorduan që rinia mbetet prioritet.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e : këshilleve të studentëve, të këshilleve të shkollave të mesme, përfaqësues të minoriteteve, OSBE,OJQ të ndryshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.