Është arrestuar Frashër Krasniqi, drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosjes.mjofton Lëvizja Vetëvnedosje. Frashëri është marrë nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga televizioni 21 ku ishte i ftuar që të flasë mbi protestën e së mërkurës.
Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohet sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore, thuhet në reagimn e Lëvizjes Vetëvendosjes.