DYLON

Erzen Rrustemi viziton Ligën “Agim Ramadani”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Boksieri i njohur shqiptar që vjen nga Zhegra, Erzen Rrustemi ka vizituar Ligën “Agim Ramadani”, me ç’rast ka përcjellur ndeshjet e ditës së diel që janë zhvilluar në këtë ligë. Rrustemi pa nga afër edhe skuadrën që vjen nga vendi i tij KF “Katana”. Me ç’rast ata e shpërblyen me një fitore të madhe që i mundëson atyre plasman sa më të mirë para garave të play offit.

Të pranishmi gjithashtu shfrytëzuan rastin për të bërë disa fotografi së bashku me të. Ardhja e Rrustemit në Ligën “Agim Ramadani” ka dëshmuar edhe njëherë seriozitetin e kësaj lige dhe organizimin profesionist që po bëhet. Tani liga ka hyrë në fazën finale dhe kurioziteti për të parë atë nga afër është shumë i madh, madje edhe i figurave eminente siç është rasti i kampionit Erzen Rrustemi.

EkoHigjiena

/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.