Ertan Demiri jep “dorëheqje morale” nga pozita e drejtorit sportiv të SC Gjilani
Përmes një postimi në profilin e tij, Ertan Demiri ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të SC Gjilanit.
Dorëheqja e tij vije si rrjedhojë e rezultateve të fundit të klubit kuq e bardh.
Përndryshe, Gjilani në shtatë ndeshjet e fundit ka bilanc negativ (vetëm një fitore dhe dy barazime – 5 pikë) dhe këto pak pikë, të ftuara nga keto xhiro, e largojnë nga objektivi për të “kapur” Evropën, dhe se po rrëshqet ngadalë në “zonën” ku i duhet të luftojë për mbijetesë në Superligë, transmeton 2LONLINE.com.
Gjithsesi, mbeten edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit. që Gjilani ta gjej vetën, të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës dhe të ngritët në drejtim të vendit të katërt, por këtë mund ta bëjë nëse në këto xhiro, njeh veç rezultate pozitive (fitore), pra nuk ka vend për dështime, lëshime të pikëve. A do të ndodhë kjo mbetet të shihet!
Përndryshe, ja postimi i tij i plotë i Demirit:
Dorëheqje morale!
Të nderuar miq dhe dashamirë të futbollit, në veçanti e nderuara kryesi e klubit SC Gjilani, tifozë, përkrahës dhe mbështetës të klubit.
Pas një viti angazhim në postin e drejtorit sportiv – kur përjetuam shumë momente gëzimi, por edhe sfida në ndërtimin dhe hapërimin e klubit drejt përmbushjes së synimeve tona – për shkak të rezultateve të fundit kam vendosur të jap dorëheqje. Këtë ia kam kumtuar edhe kryetarit të klubit, z. Fatlum Pirevës në takimin e mbrëmshëm.
Mbi të gjitha e falënderoj Zotin e pastaj presidencën e klubit për mbështetjen dhe bashkëpunimin në drejtimin e këtij klubi të madh me tifozeri të jashtëzakonshme.
Ndaj bindjen se me këtë kryetar dhe me këtë tifozëri, SC Gjilani ka para vetes një të ardhme të artë!
Njashtu besoj se puna ime do të japë frytet në të ardhmen dhe do të ngelë një shtyllë shtesë drejt suksesit të klubit. /2LONLINE/
