DYLON

Ermal Sadiku nënshkruan kontratë profesionale me SC Gjilan

Ermal Sadiku nënshkruan kontratë profesionale me SC Gjilan
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Ermal Sadiku, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.

“19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e mesfushorit, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit”, thuhet në njoftimin e klubit.

EkoHigjiena

Sipas SC Gjilanit, Sadiku ka qenë një nga lojtarët që është dalluar në moshat e shkollës, ndërsa ka qenë i ftuar në disa faza përgatitore me skuadrën e parë.

“Klubi beson se Ermali do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e SC Gjilanit. Urime Ermal suksese dhe shumë paraqitje me fanellën kuq e bardh”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.