DYLON

Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli bashkohen me ekipin e parë

Ermal Sadiku dhe Leart Kërqeli bashkohen me ekipin e parë
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se dy futbollistë të talentuar nga grupmoshat e akademisë së këtij klubi, Ermal Sadiku dhe Leart Kerqeli, janë bashkuar zyrtarisht me ekipin e parë.

Në njoftim bëhet me dije se të dy futbollistët kanë kaluar me sukses të gjitha fazat zhvillimore në kuadër të shkollës së futbollit, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe potencial të jashtëzakonshëm. Sadiku, 18 vjeçar, i cili luan në pozitën e mesfushorit, dhe Kerqeli (19), sulmues krahu, kanë qenë pjesë aktive e fazës përgatitore të ekipit të parë që nga dita e parë, përfshirë edhe kampin veror të zhvilluar në Bansko.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit thonë se kjo është një dëshmi konkrete e filozofisë së klubit Gjilani për të kultivuar dhe promovuar talentet e brendshme, duke u ofruar mundësi reale për afirmim në nivelin më të lartë të garave.

“Bashkimi i Sadikut dhe Kerqelit me ekipin e parë është një motiv shtesë për të gjithë të rinjtë e Shkollës së Futbollit Gjilani që të vazhdojnë të punojnë fort dhe me pasion drejt realizimit të ëndrrave të tyre sportive. Suksese Ermal dhe Leart në këtë kapitull të ri – krenarë për rrugëtimin tuaj> thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës “kuq e bardh”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.