DYLON

Ermal Maliqi vazhdon tutje rrugëtimin me Dritën

Ermal Maliqi vazhdon tutje rrugëtimin me Dritën
Avatar photo Redaksia

KV Drita (M) po vazhdon punën dhe përgatitjen e skuadrës për sezonin e ri e në këtë kuadër, drejtuesit e klubit kanë bërë me dije për vazhdimin e marrëveshjes me kapitenin e skuadrës edhe për një sezon.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një tjetër sezon me kapitenin e skuadrës, Ermal Maliqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit thonë se ishte mjaftë e lehtë të arrijnë këtë marrëveshje me këtë volejbollist, kjo edhe duke marrë parasysh faktin se Mali është produkt i akademisë së klubit dhe tani si kapiten është një nga pikat kryesore të Dritës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.