DYLON

Erlehta Osmani pretendente për kryetare të RDK-së në Gjilan

Erlehta Osmani pretendente për kryetare të RDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Rinia Demokratike në Gjilan pjesë e PDK-së, është duke kaluar nëpër procesin e brendshëm zgjedhor ku janë duke u zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Ndërkohë, tani më veç është bërë publike një emër që synon të jetë në krye të RDK-së së Gjilanit e ajo është Erlehta Osmani.

Ajo është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe këshilltare e komunës së Gjilanit.

Osmani ka thënë se duke u bazuar në procesin e filluar nga PDK-ja me platformën Dekada e Re, Partia Demokratike e Kosovës po synon që të ecë më shpejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj dhe se duke e parë veten si person që dëshiron të punojë për te mirën e qytetit dhe njëherësh të punojë në unifikimin e rinisë në mënyrë që të kemi rezultate të mira ka vendosur që t’i nënshtrohem vet për së afërmi këtij procesi.

EkoHigjiena

“Për këtë arsye kam vendosur që të shpall kandidaturën për kryetare të Rinisë Demokratike Dega në Gjilan dhe të kërkoj mbështetjen e rinisë gjilanase për të ma besuar këtë post për këtë mandat”, ka thënë Erlehta Osmani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.