Erind Qalaj vazhdon t’i mbetet besnik Klubit të Volejbollit Drita
Klubi i Volejbollit KV Drita ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me volejbollistin Erind Qalaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin 2026/27.
Drejtuesit e klubit kanë shprehur kënaqësinë për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët me një nga lojtarët që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ekipin në sezonet e fundit, transmeton 2LONLINE.
“Erindi është një lojtar me energji, përkushtim dhe shpirt luftarak, vlera që e karakterizojnë jo vetëm si sportist, por edhe si shembull të besnikërisë ndaj fanellës së klubit. Jemi të bindur se ai do të vazhdojë të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuojë në realizimin e objektivave tona”, kanë deklaruar drejtuesit e klubit.
Qalaj konsiderohet një element i rëndësishëm i skuadrës “bardh e kaltër”, ndërsa vazhdimi i bashkëpunimit me të shihet si një hap i rëndësishëm në ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. /2LONLINE/
