DYLON

Ergoterapisja amerikane që me ergoterapi ndihmon të sëmurit kosovar

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ergoterapistja Amerikane nga Kalifornia Jugore të SHBA mr.Dianna Ulrich tani e 15 vite gjendet në shtetin e Kosovës për të vetmin qëllim që njerëzit me sëmundje të ndryshme të gjejnë rehabilitim tek kjo ergoterapiste humanitare dhe e respektuar për të gjithë popullin e Kosovës pa dallim , feje , ngjyrë, apo etniteti.

Pas luftës së fundit ergoterapistja Dianna Ulrich kishte parë tmerrin e popullit të Kosovës dhe kishte vendosur që këtij populli t’i dalë në ndihmë në një emision humanitar në kuadër të Organizatës “Cama Serrvices”, së bashku me ,”Agape”, nga Maqedonia, duke u vendosur në qytetin e Kaçanikut , Ajo ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin e mbi 200 shtëpive dhe shumë gjëra tjera me nevoja të veçanta për popullin e Kosovës , Ulrich duke qenë ergoterapeute, në vitin 2001 hap ordinancën e parë në Kaçanik, ndërsa në qytetin e Gjilanit kishte filluar në vitin 2005 duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për njerëzit të cilët kishin nevoja të veçanta .

EkoHigjiena

Ergoterapistja Dianna Ulrich për nga natyra thotë se është shumë optimiste dhe flet gjuhën shqipe shumë rrjedhshëm , ajo ka respekt të veçantë në pacientët e sajë të cilët për çdo dit e vizitojnë në ordinancën e sajë në Gjilan . Ajo kurrë nuk dorëzohet , edhe kur nuk ka shpresë për të sëmurin ajo gjen fjalë të ëmbla duke ia lehtësuar atyre, por ajo me punën e sajë dhe me fjalët e saja të ëmbla i bën që edhe familjarët ti rikthejnë shpresat tek jeta e më të dashurve të tyre.

“Asnjëherë në jetë nuk e kam menduar se do të qëndroj kaq gjatë në Kosovë, por në kontaktin e parë që kam pasur me njerëzit e Kosovës jam, jam betuar se këtij populli kaq të mirë tërë kapacitetin tim që kam do ta shpërndajë me klientët kosovarë duke ju dhënë shpresë për jetën e tyre dhe gjerë më tani kemi pasur mjaftë suksese dhe për këtë jam shumë e lumtur”, shprehet Ulrich

Në ordinancën e saj e cila gjendet përballë Spitalit Rajonal të Gjilanit e vizitojnë mjaftë klient të moshave të ndryshme e cila ju del gjithmonë në ndihmë.

“Në ordinancën tonë pranojmë klient që kanë probleme me duar, paralizë, sëmundje mendore, e ergoterapia është që aftëson dhe riaftëson të sëmurët që kanë humbur aftësitë për punë të përditshme , apo njerëzit që kanë pasur pengesa që nga lindja e tyre , dhe ky numër për fat të keq është mjaftë i madh”, thotë ajo, për të shfaqur edhe një sugjerim.

“Ka shumë familje të cilat ngurrojnë që të afërmit e tyre me sëmundje të ndryshme, nuk i sjellin për të bërë ushtrime , familjarëve ju vije keq, por kjo gjë është shume e papranueshme, dhe është një dënim i madh për të sëmurët ti mbyllin në shtëpi, e mos t’i lejojnë ta shijojnë jetën e tyre në çfarëdo rasti qofshin ato”, thotë Ulrich.

Ulrich punon me të gjitha moshat që nga lindja e gjerë tek të moshuarit. “Ne punojmë me çdo diagnozë aftësojmë klientët për vetëkujdesje , por në të shumtën e rasteve varet edhe diagnoza e pacientit , ndërsa klientët që kanë paralizë cerebrale nga fëmijëria, ata përparojnë më shpejtë se të moshuarit, ne bëjmë edhe fizioterapi ,por ne më shumë merremi me ergoterapi , klientët të cilët janë të moshës së re, i mësojmë të lexojnë e shkruajnë, të bëjnë ushtrime fizikale , që të bëhen klientët të pavarur në punën e tyre, ndërsa personat me aftësi të kufizuara kanë anën e tyre më të fortë pasi që nëpërmjet ergoterapisë aftësohen më shpejtë”.

Diagnozat të cilat mundë të trajtohen në këtë ordinancë janë “Gjakderdhja në tru, moslëvizja e duarve, autizmi, sindromi i daunsit, paralizë cerebralit, depresioni, ngecja e çdo paralize, harresa tek të sëmurit , alzheimer, sindromi asperger, e shumsëmundje tjera.

Për të njohur më mirë ergoterapinë, apo më mirë të themi “Terapia e Punës”, pasi që në Kosovë është diqka e re, ajo është shkencë e rehabilitimit profesional të shëndetit, që nxit shëndetin dhe mirëqenien apo rikthimin e pavarësisë tek klienti nëpërmjet iniciativave dhe pjesëmarrjes në aktivitete të përditshme të çdo person i cili ka humbur aftësitë për të kryer detyra të cilat i pëlqejnë, dhe kanë kuptim për te, për shkak të sëmundjes,

Ergoterapistja nga Amerika dëshiron që dijen e saj t’ju përcjell gjeneratave të reja, në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit të Kosovës është arrit të hapet në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë , Fakulteti i Ergoterapisë Union QEAP – HEIMERE në Prishtinë kjo është gjenerata e dytë , ndërsa interesimi për këtë degë të re të ergoterapisë është jashtëzakonisht i madh, sipas saj .

Ulrich ka një porosi të veçantë për njerëzit të cilët kanë nevojë për këtë lloj ndihme duek thënë se ata nuk duhet të dorëzohen, se jeta është e ëmbël , ngase ushtrimet mundë t’i kthejnë të sëmurët ne jetën e rëndomtë, dhe duhet ta dinë, se shpresa, dëshira për të jetuar e mposhtë çdo sëmundje.

Përndryshe, Dianna Ulrich këtë profesion e ushtron tani e 30 vite dhe një pjesë të punës së saj, përgjatë kësaj periudhe e ka edhe në Kosovë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.