DYLON

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në objektin e shkollës “Sezai Surroi”

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në objektin e shkollës “Sezai Surroi”
Avatar photo Redaksia

Nga erërat e forta dhe shiu që ra gjatë ditës së hënë në objektin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke larguar një pjesë të kulmit të shkollës.

Drejtori i këtij institucioni arsimor Zejni Fejzullahu, tha për Titulli.com se dëmet e shkaktuar mundë të kalojnë mbi 5 milion dinarë.

“Në bazë të komisionit përgjegjës për vlerësimin e dëmeve pranë komunës së Bujanocit, dëmet e shkaktuara mundë të kalojnë 5. 000000 dinarë.”, është shprehur për Titulli.com Fejzullahu.

EkoHigjiena

Ai theksoi se pret zgjidhje të përkohshme derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme megjithë atë procesi po zhvillohet në këtë shkollë.

Fejzullahu deklaroi se është në kontakt me projektuesin “Kapa Projekt” nga Nishi për të gjetur zgjidhje të plotë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.