DYLON

Erërat e forta dëmtojnë pullazin një objekti kolektiv në Gjilan

Erërat e forta dëmtojnë pullazin një objekti kolektiv në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Erërat e forta që janë paraqitur edhe në Gjilan kanë dëmtuar pullazin e një objekti kolektiv tek “Fidanishtja 1”.

Me të marrë informatën, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Njësitin e Zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e larguar pjesën e metalt, e cila do të rrezikonte jeten e qytetarëve.

Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka njoftuar se përpos këtij dëmi material, nuk është raportuar ndonjë problem tjetër nga ana e qytetarëve, ndërkaq gjendja është normalizuar.

EkoHigjiena

Komuna apelon qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në momentet kur ka erëra të forta dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa për çdo problem eventual të raportojnë në numrat e emergjencave: 112 dhe 193. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.