DYLON

Epilogu i ballafaqimeve të sotme, ndarja e pikëve

Epilogu i ballafaqimeve të sotme, ndarja e pikëve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot janë zhvilluar dy ndeshje dhe në të dyja, rezultati ka qenë i barabartë. Malisheva dhe Drita barazuan 1 me 1, derisa edhe dueli Prishtina – Ballkani përfundoi pa fitues, bile këtu nuk pati as gola.

Kur jemi te ndeshja Malisheva – Drita, të dy skuadrat kanë gjetur rrjetën nga njëherë edhe atë në pjesëlojën e parë. Fillimisht mysafirët nga Gjilani shënuan përmes Ensar Huruglicës në minutën e 11-të të takimit dhe Altin Aliu për vendësit barazoi në minutën e 23-të.

EkoHigjiena

Në tabelën e Superligës së Kosovës, Ballkani vazhdon të jetë i pari me 53 pikë, Llapi i dyti me 51 ( një ndeshje më pak) dhe Drita ndodhet në vendin e tretë po me 51 pikë.

Përndryshe, nesër zhvillohen takimet tjera, takohen: Gjilani – Dukagjini, Llapi – Liria dhe Feronikeli 74 – Fushë Kosova.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.