DYLON

Enver Shabani: Së bashku mund të ndërtojmë një sistem më të sigurt dhe më të qëndrueshëm

Enver Shabani: Së bashku mund të ndërtojmë një sistem më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
Avatar photo Redaksia

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, tregon se mbrojtja dhe shpëtimi kërkojnë gatishmëri, profesionalizëm dhe koordinim të vazhdueshëm.

Ai premtoi angazhim që me përkushtim të plotë, transparencë dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse, të punojnë për forcimin e kapaciteteve, për parandalimin e rreziqeve dhe për reagim të shpejtë e efikas në çdo situatë emergjente.

EkoHigjiena

“Do të jem i hapur për bashkëpunim, që dëgjon, vlerëson punën në ekip dhe që vendos interesin e qytetarit mbi çdo gjë tjetër. Besoj fuqishëm se vetëm së bashku mund të ndërtojmë një sistem më të sigurt dhe më të qëndrueshëm për të gjithë”, tha Enver Shabani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, falënderoi për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke premtuar se do ta ushtroj detyrën me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim maksimal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.