Në seancën e sotme të jashtëzakonshme që ka të bëjë me KAB-in, ajo që ra në sy është prezenca e drejtorit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik (DZHE), Enver Shabani.
Siç dihet, kohë më parë është prishur koalicioni Vetëvendosje – PDK , dhe kjo e fundit sa ishte në bashkëqeverisje, ndër tjerash, drejtonte edhe katër drejtori, duke përfshirë edhe atë të Zhvillimit Ekonomik, në krye me Enver Shabanin.
A do të vazhdojë drejtori Shabani të jetë në këtë pozitë me siglën e PDK-së, duke u gjetur alternativa se si do të jetë e mundshme kjo, apo do të ketë zhvillime të reja, duke përfshirë ndoshta edhe ndërrim subjekti, pritet të shihet, sepse edhe ashtu, prej sa kanë ndërruar rolet në Kuvend, ku tani opozita është shumicë, po ndodhin zhvillime të reja, duke përfshirë edhe seancën e dytë të sotme që është paraparë për orën 11:00, e kur parashihet edhe shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/