/2L ONLINE/ – Pas angazhimeve që ka marrë në Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në cilësinë e zëvendës-ministrit, Izmi Zeka, liron ulësen e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe me që nga java e ardhshme ulësja nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal tashmë është e lirë, sipas radhitjes në bazë të numrit të votave këtë vend do ta marrë Enver Shabani.
“Nga java e ardhshme do të jem asambleisti më i ri i Kuvendit Komunal dhe me të marrë këtë detyrë do të jem zë i arsyeshëm i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të komunës së Gjilanit. Do të angazhohem që të dërgoj zërin e qytetarëve deri në organet vendimmarrëse, që çdo propozim ide, ankesë, shqetësim do të mundohem sa më mirë që është e mundur të paraqes në mbledhjet e kuvendit komunal, që të mundemi të arrijmë t’i zgjidhmi problemet dhe hallet e qytetarëve në të mirë të tyre”, ka thënë ShabanI.
Ai tha se nga java tjetër me marrjen e detyrës së këshilltarit komunal do të mundohet të jetë më afër qytetarëve pa dallime partiake e etnie dhe të dëgjon zërin dhe hallet e tyre për të kontribuar me gjithë qenien e tij për të ndihmuar dhe t’ju shërbej atyre.
“Do të përpiqen të jem bashkëpunues me të gjitha forcat politike në Kuvendin Komunal për qëllimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Komunës së Gjilanit. Angazhimi im maksimal do të jetë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit. Angazhimi im do të fuqizojë edhe më shumë rolin opozitar në Kuvendin Komunal me arsye që të nxjerrim më të mirën e mundshme për qytetarin e Gjilanit”, ka thënë Shabani i PDK-së.
Për mundësinë që iu është ofruar dhe besimin që i është dhënë të iu shërbejë qytetarëve të komunës së Gjilanit, Shabani i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët në Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, votuesit e tij dhe të gjithë qytetarët. “Po ashtu e falënderoj Zëvendës – Ministrin Izmi Zeka për punën e deri tanishme dhe një herësh i uroj shumë suksese në detyrën që ka në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Enver Shabani i PDK-së, që pritet të zë vend në Kuvendin Komunal qysh në seancën e radhës. /2L ONLINE/