DYLON

Enver Dugolli rikthehet në detyrën e zëvendësministrit të mbrojtjes

Enver Dugolli rikthehet në detyrën e zëvendësministrit të mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot, pranoi detyrën e zëvendës ministrit të mbrojtjes, ish-veprimtari i çështjes kombëtare, ish-oficeri i TMK-së dhe FSK-së, si dhe ish-atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, gjeneral brigade në pension Enver Dugolli.

Me këtë rast, zëvendësministri Dugolli u prit nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj dhe shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj.

EkoHigjiena

Bazuar në përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zëvendësministrit Dugolli vlerësohet të jetë shumë i rëndësishëm.

Zv.Ministri Dugolli detyrën e njëjtë e ushtroi edhe në mandatin e Qeverisë së parafundit të Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.