DYLON

Enver Azemi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm ushtarak në të gjitha proceset

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët, ka bërë sot nderime në Komandën e FSK-së para trupit të rreshterit Enver Azemi, i cili ndërroi jetë dje.

Ndërkohë, kryetari Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi, duke shprehur dhembjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Enver Azemit, i cili ishte rreshter i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Gjilan. Në telegram thuhet:

EkoHigjiena

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të rreshterit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-pjesëtarit të TMK-së, Enver Azemit.

Uniforma e ushtrisë, Enverin e përcolli që nga lufta e UÇK-së, nga paslufta në TMK e deri tash në FSK, prandaj institucionet komunale të Gjilanit dhe të gjithë qytetarët janë krenarë me kontributin e jashtëzakonshëm të tij për të mirën e përgjithshme.

Enveri shkoi para kohe nga kjo botë, por la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshme ushtarak në të gjitha proceset.

Në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Azemi, Komandës së FSK-së në Gjilan, shokëve, kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës Gjilanit. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.