DYLON

Entela Kasi fituese e “Penës së Flakës”

Entela Kasi fituese e “Penës së Flakës”
Avatar photo Redaksia

Entela Kasi me poezinë e saj “Nëse bota është e egër, Anja…”, ishte fituese e “Penës së Flakës”, aktivitet ky letrar që organizohet në kuadër të Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që mbahet përgjatë muajit janar në Gjilan.

Ndryshe, në hapësirat e Bibliotekës “Fan S. Noli”, ishin dy veprimtari letrare, Ora e Madhe Letrare, ku poetët e përzgjedhur paraprakisht, konkurruan për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit, “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve të Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Ja edhe poetët që lexuan në “Pena e Flakës”: Alketë Spahiu ( Gjilan ), Anton Nikë Berisha (Prishtinë ), Avni Rudaku ( Gjian ), Dhimitër Pojanaku ( Pogradec ), Entela Kasi ( Tiranë ), Flamur Shala ( Prishtinë ), Gani Neziri ( Gjilan ), Hajredin Kovaçi ( Ulqin ), Ibrahim Kadriu (Prishtinë), Izet Abdyli (Drenas ), Kliton Nesturi ( Tiranë ), Linditë Ramushi- Dushku ( Gjilan ), Nijazi Ramadani ( Gjilan ), Prend Buzhala (Klinë ), Rakela Yzeiri ( Tiranë ),Ramadan Mehmeti (Prishtinë ), Ramadan Oraça ( Podujevë ), Rozafa Shpuza ( Shkodër ), Sadije Krasniqi (Lipjan), Sarë Gjergji ( Viti ), Sinan Sadiku ( Kamenicë ), Xheladin Rexhepi (Ferizaj ), Zeqir Fazliu (Gjilan ).

EkoHigjiena

Për dallim nga herët e tjera, vlerësues të poezisë më të mirë, në “Pena e Flakës” 2018, kësaj here ishte paraparë të jenë vetë poetët konkurrues, të cilët me votën e tyre do të përcaktonin poezinë fituese, por që pas votimit doli që dy poete kishin numër të njëjtë votash (Entela Kasi – Tiranë dhe Rakela Yzeiri – Tiranë), andaj sërish është dashtë përcaktimi të bëhet nga juria e grupit punues (Xhevat Latifi, Fatushe Haliti dhe Sabit Rrustemi), që kishte bërë edhe përzgjedhjen e të gjitha poezive për t’u lexuar në këtë orë letrare, dhe vota e tyre përcaktoi edhe fituesen, Entela Kasi.

Ndërsa, kur jemi te rezultatet e konkursit anonim letrar, juria profesionale në përbërje, Ramadan Musliu, Donikë Dabishevci dhe Bardh Frangu, u bë i ditur edhe rezultati:

Anëtarja e Jurisë Donikë Dabishevci, vlerësoi prurjet në ktë Konkurs dhe bëri të ditur se:

Në poezi:
Shpërblimi i parë i jepet poezisë – Në sheshin e Shkupit – Shifra – Gracka
Shpërblimi i dytë poezisë – Buka, toka, njeriu – Shifra – Hija e shtetit
Shpërblimi i tretë poezisë: Shtëpia e puthjeve – 20-9

Në prozë:
Shpërblimi i parë i jepet tregimit: Figura e shtatëmbëdhjetë – Shifra – Shahu i përgjakur
Shpërblimi i dytë: Natë lutjesh – Shifra – Najazum
Shpërblimi i tretë: Mjaltë e hidhur – Shifra – Unë dhe vetvetja

Poezia e shpërblyer dhe të tjerat që u lexuan në Orën e Madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar, do të publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

Përndryshe, manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2018”, përmbyllet sonte me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.