DYLON

Ennur Totre i bashkohet skuadrës kuqebardh

Ennur Totre i bashkohet skuadrës kuqebardh
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani  ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Ennur Totre, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kuqebardh.

Totre, 27-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit qendror/ofensiv dhe vjen nga radhët e klubit turk Sakaryaspor.

EkoHigjiena

‘Karriera e tij është e pasur me përvojë ndërkombëtare. Ai është formuar dhe ka shkëlqyer te Shkëndija e Tetovës, ku fitoi disa tituj kampioni në Maqedoninë e Veriut. Performancat e tij e dërguan më pas në KF Tirana dhe Vorskla Poltava në Ukrainë’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Drejtuesit e sc Gjilanit, vlerësojnë se afrimi i Totres te klubi paraqet një forcim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, duke i dhënë skuadrës më shumë cilësi, përvojë dhe alternativa për objektivat që klubi.

“Mirë se erdhe Ennur Totre, dhe suksese me fanellën kuq e bardh’, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.