DYLON

Enis Asani vishet kuq e bardh

Enis Asani vishet kuq e bardh
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka bërë me dije për angazhimin e futbollistit Enis Asani, në radhët e saja.

Klubi ka arritur marrëveshjen me FC Thun nga Zvicra për huazimin e futbollistit Asani me mundësi blerje në fundin e edicionit 2024/25.

EkoHigjiena

“20-vjeçari, i cili luan në pozitën e mesfushorit të qendrës vjen në qytetin e tij të origjinës, derisa është mirëpritur tejet ngrohtë nga pjesa tjetër e ekipit. Asani është rritur dhe zhvilluar te skuadra zvicerane FC Thun, duke debutuar edhe si futbollist profesionist në skuadrën e parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Futbollisti Asani i është bashkuar ekipit dhe është i gatshëm të ndihmojë për pjesën e dytë të kampionatit në objektivat të cilat i ka vënë klubi para vetes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.