Eni Ademi është nxënëse e klasës së katërt pranë shkollës Hello Academy of Education në Gjilan. Ajo është një vajzë e artikuluar, fletë qartë dhe çfarë është me rëndësi që di se çfarë do. Dashuria për artin ndoshta i ka dhënë edhe qetësinë që atë e karakterizon apo dhe mund të ketë qenë krejt e lindur, porse ditën e ndërton ndër libra dhe piano.
Eni ka të zhvilluar edhe ndjenjën altruiste ngaqë në asnjë moment nuk shpreh egoizëm por veçse dashuri duke u qëndruar afër shoqeve e shokëve për tu ndihmuar në çdo mënyrë që ajo mundet.
Ajo rreshton disa suksese nëpër kompeticione të ndryshme qofshin ato në kuadër të shkollës, gara nëpër lëndë si dhe ato kombëtare e ndërkombëtare me piano.
Ndër të tjerash në shkollën e saj ajo ka qenë fituese në garat e lëndës së Gjuhës Shqipe për klasët e treta, pastaj dy vite radhazi pikët maksimale ne garat e matematikes Kangaroo. Ato në piano vendi I parë në garat ndërkombëtare Piano Fest të mbajtura në Manastir të Maqedonisë, Tirana Talent vendi I dytë, International Festival Polyhmnia Shkup vendi I dytë, Pianisti I ri vendi tretë etj.
Kur them që përveç këtyre ajo pasion ka dhe leximin, në pushimet verore te vitit te kaluar ka lexuar mbi 25 lektura për fëmijë, ndërsa në këtë vit ka lexuar 42 romane duke përshkruar në referate.
Eni jeton në një botë të butë, me ngjyra dhe shumë dashuri. /2LONLINE/