DYLON

Engel: Nëse Gjykata Speciale nuk votohet nga Kuvendi i Kosovës, votohet nga OKB-ja

Avatar photo Redaksia

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, në shënim të 2 korrikut, kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka treguar për përvojat e tij gjatë luftës, ku mes tjerash ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Engel me mallëngjim ka kujtuar periudhën e luftës në Kosovë, dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.

EkoHigjiena

“Më kujtohet kur së pari erdha si misionar në Kosovë. Regjimi i Millosheviqit nuk më lejoi të hyj, pasi thanë se unë po hyj këtu me qëllimin që të bëj probleme”, tha Engel.

Ndërkaq, Engel për Gjykatën Speciale u shpreh decidivisht se ajo duhet aprovuar, duke thënë se nëse atë nuk e bënë Kuvendi i Kosovës, atë do ta bëj OKB-ja, transmeton Indeksonline.

“Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar i shtetit të Kosovës, dhe si shtet i pavarur, Kosova duhet ta kaloj atë, përndryshe do të jetë OKB-ja ajo që do të vendosë për këtë çështje”, ka thënë Engel. http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=169626

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.