DYLON

Engel nderohet me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar kongresmenin amerikan, Eliot Engel me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë, shqiptarët dhe veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës”.

“Mirënjohja është një virtyt yni shumë i lashtë, trashëguar brez pas brezi. Kombi ynë dhe çdo shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për shembjen e komunizmit dhe zhvillimin e demokracisë, për anëtarësimin në NATO dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kongresmeni Eliot Engel është një nga personalitetet, që ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve dhe ka mbështetur aspiratat e tyre për liri dhe demokraci. Pavarësia e Kosovës ka edhe vulën e kontributit të tij”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për shtyp të Presidencës së Shqipërisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.