Endrit Bunjaku nga Kamenica, nxënës në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ka fituar vendin e parë në garat në nivelin nacional në lëndën gjuhë angleze.
Këto gara janë organizuar nga Kordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.
Përpos Bunjakut fitues në këto gara janë edhe dy nxënës nga Kamenica, Endrit Hoda vendin e tretë në lëndën e Fizikës dhe Albana Ajvazi vendin e tretë në lëndën e Biologjisë.
Gjithashtu janë zgjedhur 16 nxënës më të mirë në nivel të klasëve.