DYLON

Endri Reçi bëhet i Gjilanit

Endri Reçi bëhet i Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bënë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”.

Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.

EkoHigjiena

24-vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo.

Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut.

Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit, njofton SC Gjilani. /2LONLINE/