DYLON

Endokrinologji: Rikthehet “Edukimi Diabetik-Terapeutik”

Endokrinologji: Rikthehet  “Edukimi Diabetik-Terapeutik”
Avatar photo Redaksia

Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19, Klinika e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka riaktivizuar Kabinetin e Edukimit Diabetik-Terapeutik,  thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK)

Endokrinologjia për disa muaj ka shërbyer si klinikë COVID, për trajtimin e pacientëve të infektuar me SARS CoV-2.

EkoHigjiena

Edukimi Diabetik-Terapeutik i pacientit me sëmundjen e sheqerit ( Diabet Melit), është pjesa bazike e mjekimit të sëmundjes së sheqerit.

Qëllimi i tij është aftësimi e pacientit për të arritur kontrollin optimal të sëmundjes, me qëllim të shmangies së komplikimeve akute e kronike dhe motivimin për vetëkontroll, si dhe interesimin për trajtim.

Përmes edukimit, pacientët aftësohen në ndryshim të stilit të jetës nga koha e fillimit të evoluimit gjithëpërfshirës mjekësor, gjatë evoluimit pasues dhe përcjelljes.

Gjatë edukimit dhe aftësimit për menaxhim të stilit të jetës, sqarohet terapia nutritive, jepen rekomandimet e duhura për aktivitetin fizik, si dhe ndihmohen pacientët me këshillim për ndërprerjen e duhanit , ndërsa behet  edhe mbështetja psikosociale, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). /2LONLINE.com.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.