DYLON

Ena dyvegjake e Dunavit ( Gryka e Karadakut )

Avatar photo Redaksia

/E vjetër gati 3000 mijë vjet e gjetur para pak ditësh në fshatin Dunav, komuna e Gjilanit nga Sabit Zymberi në pronën e tij …/
“vitlindja” e kësaj ene si dhe emërtimi i saj, vjen sipas një gjetje të ngjashme që ka ndodhur vite më parë, në Vajkal të Shqipërisë e që është vlerësuar dhe konstatuar prej njërit nga arkeologët më të njohur shqiptar, Adem Bunguri. Në bazë të këtyre ngjasimeve që janë tepër të dukshme, u mbështeta dhe unë.

Përndryshe, kjo enë, dje, nga gjetësi, Sabit Zymberi ( Dunav ), iu ka dhuruar Qendrës për Trashëgimi Kulturore të Gjilanit dhe, ajo do jetë pjesë e muzeut të Gjilanit si dhe në dispozicion të arkeologëve për studime dhe saktësime të mëtejme.

EkoHigjiena

Sa për dijeni, në vendin ku është gjetur kjo enë ( ngjitas Bajës sëDunavit dhe restaurantit me të njejtin emër – ku qe sa vite e mbajmë Manifestimin “Trekëndëshiu poetik i paqes”) më herët ishin gjetur dhe dy të tjera, njëra prej të cilave ishte thyer aksidentalisht nga bageri që ka gërryer aty një pjesë vendi. Ndërsa tjetrën enë e kishte marrë për “studime” kishe të mëtejeme, një person i njohur nga pronari ( gjetësi) , të cilit iu kishte prezentuar si arkeolog. Po, hulumtimet eventuale nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, mbase do të gjejnë dhe më shumë nga kjo që kemi dhe dimë, tash për tash…

Pronari i kësaj parcele, Sabit Zymberi, si Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, esë cilës iu dhurua kjo Enë, kërkon dhe mirëpret hulumtime të mëtejme, nga njerëz kompetentë të Kosovës, Shqipërisë dhe të arkeologëve nga rajoni e gjetiu.

Sabit RRUSTEMI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.